E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Iran, policia qëllon mbi protestuesit në Saqqez, qytetin e lindjes së Mahsa Amini

Policia iraniane raportohet të ketë qëlluar mbi protestuesit në Saqqez, qytetin e lindjes së Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgim, pasi u arrestua me dyshimin se kishte veshur hixhabin e saj “në mënyrë të pahijshme”. 

Mijëra iranianë u mblodhën pranë varrit të gruas kurde dhe u përleshën me forcat e sigurisë, 40 ditë nga vdekja e saj. Një grup i të drejtave të njeriut dhe dëshmitarë thanë se oficerët qëlluan me predha dhe gaz lotsjellës mbi turmat në qytet.

Protestat përfshinë Iranin pasi Amini, 22 vjeçe, vdiq më 16 shtator. Ajo ishte arrestuar tre ditë më parë nga policia e moralit në kryeqytetin, Teheran, dhe ra në koma pasi u rrëzua në një qendër paraburgimi.

Pati raportime se oficerët e rrahën me shkop dhe e goditën kokë në një automjet, por policia mohoi që ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo pësoi një atak në zemër.

Të mërkurën, forcat e sigurisë u vendosën në Saqqez dhe pjesë të tjera të provincës Kurdistan, në pritje të demonstratave të reja në ditën e 40-të të zisë për zonjën Amini, një moment i rëndësishëm kulturor për iranianët. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›