E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia nis stërvitjet bërthamore, e para pas pushtimit të Ukrainës

Vladimir Putin ka mbikëqyrur stërvitjet vjetore nga forcat strategjike bërthamore të Rusisë, mes tensioneve të rritura me Perëndimin për luftën e tij 8-mujore në Ukrainë. Kremlini bëri të ditur se raketat balistike dhe ato të lundrimit u lëshuan nga Arktiku në Lindjen e Largët të Rusisë. Stërvitja e fundit bërthamore ruse u zhvillua pesë ditë para se të pushtonte Ukrainën. 

Stërvitjet po bëhen në një kohë kur Rusia pretendon se Ukraina po planifikon të përdorë një “bombë të pistë”.

Një “bombë e pistë” është një mjet shpërthyes i përzier me material radioaktiv, por pretendimet ruse janë hedhur poshtë gjerësisht nga vendet perëndimore si “të rreme”.

NATO po organizon gjithashtu stërvitjet e veta bërthamore në Evropën veriperëndimore. Aleanca tha se fluturimet stërvitore që përfshinin 14 vende ishin duke u zhvilluar mbi Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Detin e Veriut. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›