E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, protesta e Musavit konsiderohet e paligjshme

Teheran - Ministria e Brendshme iraniane e konsideron të paligjshëm demonstratën që parashikohet të zhvillohet sot pasdite nga mbështetësit e kandidatit të moderuar për president, Mirhosein Musavi. Ky i fundit nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje përballë presidentit Ahmedinexhad, duke e konsideruar procesin të manipuluar.

"Ministria e Brendshme ka nxjerrë një deklaratë ku thotë se nuk ka dhënë leje për këtë manifestim, dhe se një organizim i tillë do të konsiderohet i paligjshëm", deklaron radioja shtetërore e Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›