E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Tropojë

Tropojë -Kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë sot një turë takimesh në verilindje të vendit, ku vlen të nënvizohet takimi elektoral në qytetin e Bajram Currit, 12 vite që kurse ishte për herë të fundit. Berisha kthehet në vendlindjen e tij, pas një mungesë të gjatë, mungesë e cila nis që prej vitit 1997.

Mësohet se takimet e tij në këtë qytet, do të jenë nën masa të rrepta sigurie, megjithëse situata në qytetin prolblematik që pas trazirave të ’97 është qetësuar ndjeshëm, ndërsa krimi pothuajse nuk ekziston më, kjo fal edhe masave të ndërmarra nga policia për ruajtjen e rendit.

Pak kohë më parë, kundërshtari i tij politik Edi Rama e ftoi kryeministrin të shkonte në qytetin e Bajram Currit, teksa ishte i pranishëm në këtë qytet në një takim elektoral. Vizita e Ramës, dukej si një sfidë ndaj Berishës, por më në fund kreu i Partisë Demokratike është kundërpërgjigjur, duke e vizituar vetë qytetin verilindor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›