E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatori, Meta kundër Ramës

Përrenjas -Fushata elektorale e Ilir Metës, kreut të LSI-së, është ndalur në Përrenjas, nga ku ka zhvilluar takime me shtresa të ndryshme sociale. “Është kënaqësi të jem sot këtu, të kërkoj votën tuaj që të fillojmë së bashku me 29 Qershor të nxjerrim Përrenjasin dhe Shqipërinë nga kriza ekonomike, që e ka futur keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i Kryeministrit në largim, Sali Berisha në mënyre që me 29 Qershor të fillojme me planin tonë për veprim, për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe për të filluar programin tonë të punësimit për të miratuar statusin e minatorit”-tha Meta në fjalimin e mbajtur në një miting në këtë qytezë.

Më pas Meta u shpreh se sot po kujohen shumë parti për statusin e minatorit, por dy vjet më parë ishte LSI ajo që paraqiti në parlament projektiligjin per statusin e minatorit. “Ata që kërkojne vota me statusin e minatorit e rrëzuan, por ne do ta miratojmë këtë projekligj pasi ka të bëjë me një kategori të devotshme, të shoqërisë sonë që ka sakrifikuar dhe vuajtur shumë dhe nuk kane marrë vlerësimin dhe shpërblimin e merituar nga shoqëria dhe nga shteti”-tha më tej kreu i LSI-së.

Gjithashtu tha Meta, ne do të miratojmë ligjin për moshën e tretë, të cilin vërtet e rrëzoi parlamenti i Sali Berishës, por do ta miratojë parlamenti i 28 Qershorit, që do të krijoni ju dhe gjithë shqiptarët progresistë me votat tuaja. Eshtë një projektligj qe do të ndihmojë 350 mijë pensionistë në të gjithë vendin qe nga shërbimi shëndetësor falas, rimbursimi i ilaçeve, transporti falas vetëm me dokumentin e pensionistit.

LSI-ja ka zhvilluar një miting edhe në qytetin e Peqinit, duke prezantuar edhe në këtë qytezë planin e kësaj partie për qeverisjen e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›