E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, rritet numri i viktimave nga tërmeti

Ka arritur në 37 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Iranin, ndërsa numërohen mbi 850 të plagosur. Instituti Sizmologjik Iranian raportoi se tërmeti 6,3 ballë goditi zonën lindore të vendit, veçanërisht qytetin bregdetar Bushehr. Guvernatori i rajonit tha se shumë njerëz besohet të kenë mbetur nën gërmadha ndaj numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

Sipas tij, tërmeti nuk ka dëmtuar stacionin e energjisë bërthamore që ndodhen në Bushehr. Rreth 10 mijë vetë besohet se jetojnë në zonën e goditur ku ndodhen 50 fshatra, 2 prej të cilëve raportohet të jenë rrafshuar tërësisht.

Dridhjet nga tërmeti i fuqishëm janë dëgjuar edhe në Bahrain, Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar panik dhe evakuim të disa nga ndërtesave atje.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Irani u godit edhe nga një tërmet tjetër i fuqishëm me magnitudë 5.6 ballë.

Në gusht të vitit të kaluar dy tërmete të njëpasnjëshme, prej 6.2 dhe tjetri prej 6.1 ballë të Rihterit, goditen pjesën veri-perëndimore të Iranit, duke lënë 300 të vdekur dhe mbi 3,000 të lënduar.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›