Iran, të paktën 44 të vdekur pas përplasjes së 2 autobusëve
TEHERAN- Të paktën 44 persona mbetën të vdekur dhe 39 të tjerë u plagosën mbrëmjen e djeshme, në Iran pas përplasjes së dy autobusëve, në autostradën Qom-Teheran, bënë të ditur burime mediatike vendase.
"Drejtuesi i njërit prej autobusëve humbi kontrollin dhe goditi një automjet para se të përplasej me një autobus tjetër", deklaroi Ardeshir Jamshidi-rad, një zyrtar i lartë vendas.
Ky është aksidenti më i rëndë gjatë këtyre viteve të fundit.
Nderkohe qe rrugët në Iran janë konsideruar si më të rrezikshmet në botë.
(d.b/BalkanWeb)