E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, testim i raketës tokë-det

Irani ka testuar të shtunën një rakete me rreze të gjatë veprimi, në kuadër të një stërvitjeje detare në Gjirin Persik.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Fars”, sipas të cilës testimi i raketave tokë-det është kryer me sukses. Testimi në fjalë vjen pas tensionimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Perëndimit.

Teherani kërcënoi me bllokimin e një kanali detar, gjë që nuk u mirëprit nga Uashingtoni, që mobilizoi luftëanijet në Gjirin Persik.

Ndërkohë, për të qetësuar ujërat, qeveria iraniane do t`i dërgojë shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, një letër për rinisjen e bisedimeve “5+1”.
 

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori iranian në Gjermani, Saeed Jalili, i cili citohet nga agjencia gjysmëzyrtare “Mehr”.
Në tryezën “5+1” bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca, Britania e Madhe, plus Gjermania.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›