Merkel uron Vitin e Ri, thirrje dhe për mbrojtjen e euros

Në një mesazh për Vitin e Ri, kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur euron dhe ka theksuar se kombet evropiane duhet të forcojnë bashkëpunimin e tyre, nëse duan që valuta e tyre të jetë e suksesshme.
Duke iu drejtuar publikut përmes televizionit, Merkel tha se euro iu ka sjellë komoditet konsumatorëve dhe e ka barë ekonominë e Gjermanisë, ekonominë më të madhe të Evropës, më të fortë që në shfaqjen e saj,10 vjet më parë.
Por, ka theksuar ajo, për shkak të krizës së borxheve disa vende anëtare të eurozonës duhet të punojnë më ngushtë, në mënyrë që të tejkalojnë krizën dhe të sigurojnë të ardhmen e monedhës së përbashkët.