E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, raste të reja të gripit të shpendëve

Gripi i shpendëve prek edhe Kinën. Shteti kinez ka raportuar rastin e parë të saj të gripit të zogjve në 18 muaj, në qytetin jugor të Shenzhenit. Testet paraprake mbi një 39-vjecar i pranuar në spital me pneumoni konfirmuan praninë e virusit.

Teste që rezultuan pozitive u kryen javën e kaluar edhe në një treg me pula të therrura, gjë që detyroi qeverinë e Hong Kongut që të jepte alarmin.

Autoritetet e ishullit asgjesuan 17 mijë pula pasi u konfirmua se tre zogj kishin vdekur për shkak të virusit H5N1.

Autoritetet bllokuan gjithashtu importin dhe shitjen e pulave të gjalla për tre javë, pasi disa pula të therrura dhe të nxjerra në treg rezultuan të infektuara.

Megjithatë, nuk ishte e qartë nëse pulat vinin nga një fermë lokale apo ishin të importuara.

Shkencëtarët në Holandë dhe në Shtetet e Bashkuara deklaruan javën e kaluar se kishin zbuluar disa mënyra se si virusi mund të ndryshojë, duke u përhapur më lehtë mes njerëzve dhe kafshëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›