E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, varen 7 të dënuar për trafik droge

Shtatë persona të dënuar për trafik droge dhe një person i dënuar për dhunimin e një adoleshente, janë varur sot në Teheran, transmetoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

Agjencia thekson se është kryer dënimi me vdekje ndaj shtatë tregtarëve të drogës, por nuk saktëson nëse kjo është bërë në publik apo në burg.

Farzad Alizadeh, i dënuar me vdekje për rrëmbimin dhe dhunimin e adoleshentes, është varur në burgun Evin në Teheran

Prej fillimit të vitit 2011, në Iran janë kryer gjithsejt 28 ekzekutime, njoftoi AFP duke cituar mediat lokale.

Sipas të njëjtave burime, vitin e kaluar janë ekzekutuar të paktën 179 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›