E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton rrëzohet tek dera e avionit

Hillary Clinton përfundon udhëtimin në Jemen me një incident pasi është rrëzuar tek dera e avionit.
 

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton është rrëzuar teksa po hynte në bordin e avionit, pasi kishte ngjitur shkallët dhe ishte përshëndetur me autoritetet jemenitase.
 

Klinton e ka përfunduar vizitën e saj në Jemen me një incident, ndërsa do të niste fluturimin për në Oman. Në Jemen, kryediplomatja amerikane diskutoi për një sërë çështjesh, ndër të cilat për sigurinë.

Megjithatë znj Klinton njoftohet se nuk ka pësuar dëmtime serioze dhe ka mbërritur tashmë në Oman.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›