E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, verboi nje vajze me acid, i hiqet shikimi

Nje iranian qe kishte verbuar me acid nje grua eshte denuar edhe ai me heqjen e shikimit nga nje gjykate ne Teheran.

I denuari, 27 vjecar, kishte vepruar ne kete menyre per te ndeshkuar vajzen qe i kishte refuzuar oferten per martese.

Gjate procesit gjyqesor ai ka pranuar krimin e kryer kater vite me pare, por kjo nuk ka sherbyer per t’i zbutur denimin.

Nga ana tjeter, vajza e sulmuar pervecse ka humbur shikimin ka pesuar deme te renda ne fytyre per shkak te acidit dhe ka ende shenja.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›