E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS, alternativë për qytetarin

Lushnjë- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale zhvilloi një takim me antarët dhe simpatizantë të Partisë Demokracia Sociale në qytetin e Lushnjës. ‘Duhet tu qëndrojmë të gjitha presioneve që i bëhen elektoratit me qëllim që vota të pengohet që të shkojë tek Demokracia Sociale. PDS është një parti që respektohet nga shqiptarët duan apo nuk duan ata që janë në pushtet, apo ata të cilët nuk duan që Demokracia Sociale nesër të bëhet një faktor i rëndësishëm politik dhe qeverisës’, deklaroi Milo.

Gjithashtu ai u shpreh se latwrnativa e majtw wshtw mw e duhura pwr shqiptarwt, e pa kritikuar as nga qytetari i djathtë as i majtë, sepse tek kanë parë ekuilibrin dhe argumentin.

“Është ora e madhe e fitores, por në të njëjtën kohë është ora e Demokracisë Sociale për të qënë pjesë e fitores dhe ne do të jemi pjesë e fitores”, përfundoi Milo fjalën e tij para elektoratit të Lushnjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›