E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Gjiri Persik të mos shtojë prodhimin e naftës

Irani paralajmëron vendet e Gjirit Persik të mos shtojnë prodhimin e naftës, në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi të plotë për çfarë ndodh më pas.

Kërcënimet e tij vijneë pas përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe bllokut europian për të frenuar eksportet iraniane të Arit të Zi.

Liderë të vendeve të ndryshme po udhëtojnë drejt rajonit me qëllim sigurimin e furnizimeve ekstra, për të kompensuar kështu çdo mangësi që do të krijohej nga bllokimi i naftës iraniane.

Por Teherani duket nuk ka ndërmend të qëndrojë duarkryq, të paktën këtë tregon paralajmërimi i tij për shpagim ndaj çdo rritjeje të mundshme të prodhimit.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›