E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet e anijes ruse bien në Paqësor

Moska ka bërë të ditur se copat e anijes “Phobos Grunt” kanë rënë në Oqeanin Paqësor.

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Hapësirës është cituar të ketë thënë se “mbetjet kanë rënë rreth 1,250 kilometra në perëndim të Ishullit Uellington, në brigjet e Kilit, vetëm dy muaj pasi lansimit të anijes në atë që pritej të ishte një mision 2.5-vjeçar”.

Rusia kishte humbur kontrollin menjëherë pas lansimit të anijes në nëntor të vitit të kaluar dhe nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë rënien e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›