E Hënë, 2 Nëntor 2026

Irani: Izraelit do t’i përgjigjemi nëse nuk ndalon masakrat në Gazë

Presidenti i Iranit thotë se një armëpushim i mundshëm midis aleatëve të tij dhe Izraelit “mund të ndikojë në intensitetin” e përgjigjes së Teheranit ndaj sulmeve të fundit të Izraelit në objektet ushtarake iraniane.

“Nëse ata (izraelitët) rishikojnë sjelljen e tyre, pranojnë një armëpushim dhe ndalojnë masakrimin e njerëzve të shtypur dhe të pafajshëm të rajonit, kjo mund të ndikojë në intensitetin dhe llojin e përgjigjes sonë” thotë Masoud Pezeshkian, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Ai shton se Irani “nuk do të lërë pa përgjigje asnjë agresion kundër sovranitetit dhe sigurisë së tij”, sipas agjencisë së lajmeve.

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulmet e 26 tetorit si hakmarrje për breshërinë e raketave balistike të Teheranit më 1 tetor.

Irani nga ana e tij e kishte përshkruar sulmi si një hakmarrje për vrasjen e liderëve të grupit terrorist Hamas dhe Hezbollahut dhe një komandant të Gardës Revolucionare Islamike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›