E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Jemi të vendosur për programin tonë bërthamor

Teheran - Teherani zyrtar ka bërë të ditur se nuk do të heq dorë nga pasurimi më lëndë nukleare, duke e ritheksuar se ato do të përdoren për qëllime paqësore. Përfaësuesi i Kompanisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike në Irani Ali Asker Sultanije, u shpreh se Irani nuk do të heq dorë nga programi i tij, pavarësisht presionit ndërkombëtarë. “E themi hapur, KS mund të marrë masa nga më të ndryshmet. Kjo gjë nuk do të ndikojë aspak në qëndrimin tonë. Nuk është e rëndësishme gjithashtu as se sa kohë do të qëndrojë dosja e programit në fjalë në tryezat e zyrave tona. Ne kurrsesi nuk do të heqim dorë nga pasurimi me një gjë të tillë. Nuk mund të tërhiqemi pas fitores dhe suksesit tonë, pavarësisht embargos së njëanshme të SHBA-ve”, tha ai.

Sipas Sultanijes, “Irani është një shtet që mund të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë. Ne jemi të hapur për çdo negociatë me ndërkombëtarët”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›