E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, policia shkatërron një grup trafiku klandestinësh

Athinë -Një rrjet i fuqishëm trafiku emigrantësh aziatikë është shkatërruar nga policia greke, në një zonë të Athinës. Rrjeti që punonte mes Turqisë dhe Greqisë që drejtohej nga një grek dhe që vepronte që prej vitit 1995. Policia filloi hetimet pas zbulimit të trupave të dy emigrantëve në ishullin e Poros, në jug të Athinës.

Nga hetimi rezultoi që viktimat i përkisnin një grupi prej 32 klandestinësh nga Pakistani dhe Bangladeshi. Policia bëri të ditur se të gjithë ishin nisur nga brigjet turke me një motorbarkë dhe gjatë rrugës dy emigrantët kanë vdekur në rrethana të panjohura.

Sipas policisë, rrjeti që drejtonte këtë trafik transportonte 30 emigrantë në javë duke u kërkuar nga 6 000 euro për t'i kaluar nga brigjet turke në Athinë. Tre anëtarë të rrjetit u arrestuan dje në jug të gjirit të Peloponezit në kohën kur po fshihnin emigrantët në një kamion.

Nga janari deri në shtator policia portuale greke ka ndaluar rreth 10 659 emigrantë klandestinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›