E Diel, 1 Nëntor 2026

Të paktëm 195 persona mendohet të kenë vdekur nga sulmet në Bombei

Bombei - Bilanci i viktimave, si pasojë e sulmeve terroriste në Bombei, mësohet të ketë arritur të paktën 195 të vdekur, dhe 295 të tjerë janë të plagosur, njofton zyra lokale e drejtimit të katastrofave në Indi.

Në një deklaratë për shtyp, policia njofton se numri i personave pjesëmarrës në sulmin e qendrës më të madhe financiare të vendit, ishte dhjetë. Nëntë prej tyre janë vrarë dhe një tjetër është kapur i gjallë.

"Kanë ardhur dhjetë persona dhe ne kemi vrarë nëntë prej tyre, ndërsa një tjetër është kapur i gjallë", deklaroi shefi i policisë së Bombeit, Hasan Gafoor për mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›