Irani: Kemi arrestuar 30 spiunë të CIA-s

"Në një operacion brenda dhe jashtë vendit, një rrjet spiunazhi dhe sabotimi i lidhur me CIA-n u shkatërrua'', konfirmoi Ministria iraniane e Shërbimeve Sekrete.
"Agjentët e Ministrisë së Shërbimeve Sekrete arrestuan 30 spiunë, të cilët punonin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës'', theksoi zëdhënësi i ministrisë, pa dhënë informacione mbi identitetin e personave të arrestuar.
''Ky rrjet përdorte ambasadat dhe konsullatat amerikane në disa vende, veçanërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, Majlazi dhe Turqi për mbledhjen e informacioneve në qendrat shkencore dhe universitare iraniane'', shtoi ministria.
Sipas ministrisë iraniane, ky rrjet kishte objektiv të mblidhte informacione mbi aktivitetet bërthamore, aeronautike, të mbrojtjes, bio-teknologjike, informacione rreth transporteve dhe bankave iraniane./Start/
2011-05-21 18:12