KQZ vijon sot me numërimin e votave, opozita në protestë

KQZ numëroi dje 14 kuti nga 22 që ishin parashikuar, ndërkohë që numërimi i kutive të tjera do të vijojë sot.
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, njoftoi pas mesnate se fillimisht do të zhvillohet procedura e shqyrtimit të ankimeve në orën 10:00, dhe më pas do të vijohet me shqyrtimin e fletëve të kontestuara në 8 kutitë e fundit të KZAZ-së 49.
Në anën tjetër, Partia Socialiste ka njoftuar për protestën e radhës, e cila do të nisë në orën 10:00. Godina e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jetë sërish nën mbrojtjen e forcave të rendit.
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, ka marrë 164 vota nga numërimi i fletëve të kontestuara, ndërsa kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka marrë 75 vota.
Duke marrë parasysh edhe rezultatet e fundit, Lulzim Basha udhëheq me 79 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama. /Start/
2011-05-22 08:36