E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i përgjimitpërfshin Bullgarinëobjekt kryeministri

SOFIE- Kryeministri i Bullgarise, Boyko Borisov është përfshirë në një skandal përgjimi ku disa kaseta audio me bisedat e tij janë shfaqur në mediat e Sofias. Në këto kaseta, autenticiteti i të cilave ende nuk është vërtetuar, kryeministri Borisov dëgjohet duke biseduar me shefin e doganave dhe duke e udhëzuar atë për të kryer veprime në kundershtim me ligjin dhe teper korruptive. Borisov i kërkon shefit të doganës që punonjësit e tij të mos kontrollojnë më një fabrike birre që është pronë e një mikut të kryeministrit.
Në këto kaseta audio dëgjohen edhe kërkesat e përfaqësueseve të partisë në pushtet, për të instaluar në poste kyçe të doganave njerëz besnikë të partisë, por që janë dukshëm jokompetentë.
Kjo është hera e tretë që kaseta të tilla me zyrtarë të korruptuar publikohen në media, por është hera e parë që inkriminohet edhe vetë kryeministri Bullgar. Borisov kundërshton vërtetësinë e bisedës së tij me shefin e doganave, Vanio Tanov. “Dëshiroj që kaseta të verifikohet nga ekspertët e huaj. Ata e dinë sa e rrezikshme është që të shtosh apo të fshish fjalë nga fjalia” u shpreh kryeministri bullgar i cili shtoi se nuk kishte arsye për t’i ardhur turp.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›