E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga në Izrael tëdyshuarit për masakrëne Srebrenicës

BEOGRAD- Një ish ushtar serb i Bosnjes i dyshuar se ka luajtur rol në masakrën e Srebrenicës është arrestuar sot në Izrael. Autoritetet e Izraelit kanë konfirmuar arrestimin e Aleksander Cvetkoviç, i dyshuar se ka luajtur rol në masakrën e vitit 1995, kundër myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë.

Ministria e Drejtësisë tha se policia e arrestoi sot të dyshuarin Cvetkoviç, pasi qeveria e Bosnjës e kishte paraqitur kërkesën për ekstradim.

Ai kërkohet si i dyshuar se ishte pjesëtar i ekipit të involvuar në ekzekutimin e 8 mijë myslimanëve nga ushtarët serbë të Bosnjës, në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Aleksander Cvetkoviç, kishte shkuar në Izrael me familjen e tij, në vitin 2006 dhe kishte marrë shtetësi, pasi gruaja e tij është hebreje.
(s.g/Europaelire/Balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›