E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Sistemi i ri i mbrojtjes, kundër SHBA-së

Irani sot e ka paraqitur sistemin e ri të mbrojtjes ajrore, për të cilin thotë se është i projektuar për t`i konfrontuar aeroplanët amerikanë, në rast të sulmit nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Sistemi i prodhimit iranian Raad, që do të thotë bubullimë, ishte pjesë e paradës ushtarake në Teheran, me rastin e përkujtimit të fillimit të luftës Iran- Irak, në vitin 1980.

Gjenerali Ami Ali Hajizadeh, shef i divizionit ajror të Gardës Revolucionare të Iranit, tha se raketat Raad, e kanë rrezeveprimin 50 kilometra.

Hajizadeh tha se sistemi ishte ndërtuar me “synimin” për tu konfrontuar me aeroplanët amerikanë luftarakë.

Paraqitja e sistemit të ri të mbrojtjes ajrore u bë në periudhën e rritjes së shqetësimit në vendet perëndimore për shkak të programit të dyshuar bërthamor iranian dhe kërcënimeve nga Izraeli se do të lansoj sulm parandalues kundër Iranit, për t`i shkatërruar vendet e dyshuara të armatimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›