Irani akuzon Perëndimin për tensionet në vend
Teheran - Irani akuzon vendet perëndimore si nxitëse të trazirave që kanë përfshirë këtë vend menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të para një jave. "Nxitja e anarkisë dhe vandalizmave nga fuqitë dhe nga media perëndimore është tërësisht e papranueshme", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hassan Qashqavi në një konferencë shtypi.
"Shumë vende evropiane si dhe Amerika, në vend që t'u bëjnë thirrje njerëzve t'u drejtohen mekanizmave demokratikë, ata mbështesin protestuesit", deklaroi zëdhënësi.
Ndërkohë, burime policore njoftojnë se të paktën 457 persona janë arrestuar gjatë përleshjeve të së shtunës në mbrëmje në sheshin “Azadi” të kryeqytetit Teheran.
Agjencia “Fars” raporton se 40 policë janë plagosur dhe 34 ndërtesa qeveritare janë dëmtuar.