E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama sulmon Berishën

Berat -Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Berat në vijim të turit elektoral, ku ka premtuar se brenda mandatit të parë qeveritar, do të bëhet liberalizimi i vizave. Gjatë këtij takimi, Rama ka sulmuar Berishën, duke e cilësuar si një humbës në zgjedhjet e 28 qershorit.

“Sali Berisha do notën 10 për nivelin më të lartë të papunësisë në vend. Do notën 10 për faktin se në Shqipëri jeton e lumtur vetëm një familje dhe kjo është familja e tij, jeton i lumtur vetëm një oborr dhe ky është oborri i shërbëtorëve dhe klientëve të tij. Do notën 10 dhe e do me pahir, do notën 10 Sali Berisha për këtë shtet që e ka vërsulur kundër mësuesve, kundër mjekëve, kundër nëpunësve, kundër njerëzve në nevojë, të cilët i kërcënon të gjithë me bukën e gojës po nuk i vunë notën 10”-tha kreu socialist.

Rama në Berat, ashtu si edhe në takime të tjera, gjatë ditëve të fundit, ka vënë theksin tek rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke kërkuar nga ky qark, që pushtetarët të heqin dorë nga kërcënimet për votën dhe t’i lënë shqiptarët të votojnë të qetë e të lirë, pa presionin për cenimin e bukës së gojës, nuk mund të marrin vota me dhunë ka vlerësuar Rama.

“Ta lënë Shqipërinë të votojë lirisht. T’i lëmë qytetarët e qytetaret e këtij vendi të shprehin lirisht vullnetin e tyre me votë. Ta harrojnë, nuk do na marri kurrë me dhunë votën e mësuesve, votën e mjekëve, votën e nëpunësve, votën e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi”-tha më tej ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›