Meta: Plan për fermerët
Peshkopi -Turi elektoral i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vijuar dje në Peshkopi. Në fjalën e tij, kreu i LSI, Ilir Meta u shpreh se më 28 qershor dibranët do të votojnë për LSI-në. “LSI është aletrnativa e vetme që del para Dibrës dhe Shqiperisë me një program të qartë që është pikërisht Plani për Veprim. Eshtë ky Plan për Veprim, i vetmi dokument që garanton nxjerrjen e bujqësisë dhe blegtorisë nga kriza, që garanton krijimin e industrisë agropërpunuese që në emër të luftës kundër komunizmit nga Sali Berisha u shkatërrua, sepse prodhimet e Dibrës eksportoheshin edhe jashtë Shqipërisë”-theksoi Meta.
Ai shtoi se LSI me programin e saj për subvencionimin, do të ndihmojë fermerët në mënyrë që të rrisin mirëqenien e tyre. Meta u shpreh se Dibra dhe dibranët do të votojnë që e ardhmja e tyre të jetë e sigurtë, do të votojnë që Shqipëria të jetë e shqiptarëve dhe jo e fazlliçëve.