E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet si prokuror Zamir Shtylla, hetoi “Gërdecin”

TIRANE-Ish-kreu i hetimeve për cështjen “Gërdeci”, Zamir Shtylla ka dhënë dorëheqjen nga detyra e prokurorit nëpermjet një kërkese dorëzuar kreut të organit qendror të akuzes, Ina Rama. Dorëheqja e Shtyllës eshte pranuar nga Prokurorja e Pergjithshm, e cila ja ka percjelle kerkesen per t’u dekretuar edhe nga Presidenti i vendit. Ish-drejtori i Kontrollit te Hetimit dhe Ndjekjes Penale, Zamir Shtylla thote ne kerkesen e tij se eshte sulmuar politikisht dhe po keshtu eshte ulur qellimisht ne detyre, pavaresisht eksperiences prej 30 vjetesh ne organin e akuzes. Sipas tij ai nuk e gjen me veten ne prokurori dhe per kete dorehiqet per t’ju kushtuar nje tjeter sektori, avokatise. Gjate debateve te projektligjit per pastertine e figures dhe ne te njejten kohe qe ai drejtonte hetimet per tragjedine e Gërdecit, Shtylla u akuzua nga kryeministri si persekutor ne regjimin komunist. Menjehere pas ketyre sulmeve, Shtylla la grupin hetimor te Gerdecit dhe u transferua si prokuror i thjeshte ne rrethin e Elbasanit. Reagimi i vetem i Zamir Shtylles gjate ketyre muajve ka qene nje leter publike ku pohonte se kishte qene nje prokuror i perkushtuar si gjate viteve ‘90 edhe pas ‘90 dhe se kishte drejtuar hetime te rendesishme si ai ndaj Bandes se Aldo Bares dhe te disa ish-bllokmeneve mes te cileve edhe arrestimi i Nexhmije Hoxhes. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›