E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani brenda vitit prodhon karburantin bërthamor

Teheran, 31 gusht - Irani njoftoi se brenda një viti do të jetë në gjendje të prodhojë karburantin bërthamor të domosdoshëm për reaktorin e kërkimeve mjekësore.
Lajmi njoftohet nga kreu i Organizatës së Energjisë Bërthamore iraniane Ali Akbar Salehi, i cili i cituar nga agjencitë shtetërore vendase saktëson se i gjithë procesi do të shfrytëzohet për qëllime mjekësore, transmeton TCH.

Me gjithë presionet e vendeve perëndimore të shoqëruara me sanksione të ashpra, Teherani nuk ka ndalur programin e tij bërthamor. Ndërkohë, kjo deklaratë e Salehit pason atë të muajit korrik ku ai u shpreh se Irani kishte prodhuar 20 kilogram uranium të pasuruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›