E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen tre pilotët rusë të rrëmbyer në Darfur

Khartoum, 31 gusht – Tre pilotë rusë, që po punonin në Sudan për kompaninë Badr Airlines, të rrëmbyer në Darfur dy ditë më parë, janë liruar, kanë njoftuar sot mediet shtetërore.

“Guvernatori i Darfurit Jugor ka njoftuar lirimin e pilotëve të rrëmbyer rusë”, ka njoftuar Qendra mediatike sudaneze, transmeton Reuters.

Më shumë se 20 punëtorë të huaj humanitarë dhe paqeruajtës të misionit UNAMID janë rrëmbyer që nga viti i shkuar dhe që të gjithë janë liruar.

 Khartoumi ka dështuar të arrestojë ndonjërin nga rrëmbyesit dhe raportet për shpërblimet e paguara kanë shtuar rrëmbimet. Khartoumi mohon pagimin e shpërblimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›