E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uragani “Earl” kërcënon bregdetin e SHBA-së

Washington, 31 gusht - Uragani “Earl”, i cili gjatë rrugës së tij, nga kategoria 3 kaloi në atë maksimalen, 5, pasi ka sjellë reshje dhe era të fuqishme në verilindje të Karaibeve, duke dëmtuar shtëpi dhe linjat e energjisë, është drejtuar sot drejt bregdetit të SHBA-së, transmetojnë agjencitë.
Në ishujt Virxhinë, shpejtësia e erës shkoi deri në 195 kilometra për orë. Ndërkaq autoritetet e Republikës Dominikane vendosën evakuimin e qyteteve në brigjet lindore të vendit për t’i paraprirë një katastrofe të mundshme.

Qendra kombëtare e uraganeve në Mayami të SHBA-së deklaroi se uragani “Earl” u fuqizua tej parashikimeve duke u kthyer në një kërcënim serioz për zonat të cilat përfshihen në rrugën e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›