Irani dhe Turqia forcojnë lidhjet tregtare

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, tha se vendi i tij dëshiron të trefishojë tregtinë me Turqinë dhe të heqë të gjitha barrierat tregtare mes dy vendeve.
Ahmadinexhad i bëri këto komente pas takimit me homologun turk, Abdullah Gyl, në Teheran.
Ai po ashtu tha se “Irani i është mirënjohës Turqisë për qëndrimin e saj të favorshëm sa i përket programit bërthamor të Teheranit”.
Gyl, gjatë vizitës treditore në Republikën Islamike, pritet të takojë edhe liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei.