SHBA, republikanët kritikojnë Obamën
Lideri republikan i Senatit, Miç Mekonell, ka kritikuar presidentin Obama për buxhetin fiskal të 2012-ës, duke thënë se ai shkurton shpenzimet në nivel “krejtësisht të paqëndrueshëm”.
“Presidenti flet sikur dikush që e di se shkurtimet janë jashtë kontrollit, por deri më tani një gjë e tillë nuk është parë edhe në vepra”, ka thënë Mekonell.
“Amerikanët nuk duan ngrirje të shpenzimeve në nivel të papërballueshëm. Ata duan shkurtime. Shpresoj se presidenti do të punojë me ne për arritjen e tyre”, ka thënë ai.