E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ndalon liderin e opozitës iraniane

Policia iraniane ka ndaluar hyrjen në shtëpinë e liderit opozitar, Mir Hosein Musavi, dhe ka ndërprerë lidhjet e tij telefonike në përpjekje për ta ndaluar të marrë pjesë në protestën e sotme.

Musavi dhe udhëheqësi tjetër i opozitës, Mehdi Karubi, kanë kërkuar leje nga autoritetet për organizimin e një tubimi në shenjë solidarizimi me kryengrytjet popullore në Egjipt dhe Tunizi.

Ministria e Punëve të Brendshme ka hedhur poshtë kërkesën, duke thënë se liderët e opozitës mund të shprehin solidaritetin e tyre me protestuesit në botën arabe në protestat e sponsorizuara nga qeveria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›