E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani do ndërtojë edhe 20 impiante pasurimi të uraniumit

"Për të siguruar karburantin bërthamor për impiantet tona, na nevojiten rreth 20 impiante për pasurimin e uraniumit", njoftoi IRNA e cila citonte shefin e Iranit për çështjet bërthamore, Ali Akbar Salehi.

"Nuk kemi plane për tërheqje nga Traktati për mospërhapjen e Armëve Bërthamore", shtoi ai.

Përmes një zgjerimi të konsiderueshëm të programit të tij bërthamor, Teherani ka deklaruar se do të ndërtojë 10 impiante të tjera për pasurimin e uraniumit të njëjta me impiantin nëntokësor në Natanz që monitorohet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›