E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkitë opozitare protestojnë sot përpara Kryeministrisë

Gjatë protestës me moton “Të drejta sipas ligjit”, fillimisht do të mbajnë fjalime kryetarët e bashkive opozitare, dhe në fund do të mbajë fjalimin kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Z. Rama, një ditë para protestës së njësive vendore u kërkoi biznesmenëve në Tiranë të bashkohen në këtë reagim. Ai u bëri thirrje biznesmenëve të vegjël të kundërshtojnë ligjin e ri të taksave, ligj i cili i detyron bizneset e vogla të kthehen në biznese të mëdha nëse kalojnë limitin prej 5 milionë lekë xhiro, duke rrezikuar kësisoj që mjaft prej tyre të mbyllin aktivitetin.

Muaji dhjetor është cilësuar si muaji i protestave opozitare. Edhe dje pasdite administrata e Bashkisë së Tiranës protestoi në qendër të kryeqytetit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›