Irani do të lëshojë një mace në kozmos
TEHERAN - Agjencia Kozmike iraniane do të dërgojë në orbitën e Tokës një mace persiane. Ajo do të fluturojë në një kapsulë speciale "Pioneer 2".
Nëse misioni shkon me sukses, në orbitë do të dërgohen një mi dhe një lepur.
Në fillim të këtij viti Irani lëshoi në kozmos dhe ktheu në Tokë një majmun. Sipas mendimit të ekspertëve të huaj, eksperimentet e Iranit me dërgimin në hapësirën kozmike të kafshëve janë pjesë e përgatitjeve për të dërguar në orbitë një anije kozmike me një njeri në bord.
(BalkanWeb)