Varrezë masive në Dubovc të Vushtrrisë?
VUSHTRRI - Kanë filluar sot gërmimet në Dubovc të Vushtrrisë, konkretisht në hapësirën përreth ish-objektit të policisë, ku dyshohet për një varrezë masive. Pjesëtarë të FSK-së, policisë së Kosovës, EULEX-it si dhe specialistët e mjekësisë ligjore, janë duke mbikëqyrur këto punime.
Kryetari i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, ka thënë se informacionet e para për vendin e dyshuar për varrezë masive në bodrumet e ish-stacionit policor në Dubovc të Vushtrrisë, janë marrë në mars të këtij viti.
“Që nga atëherë kemi kryer të gjitha procedurat për të filluar gërmimet të cilat i kemi filluar sot, ndërkaq shpresoj se këto gërmime të japin rezultatet që ne i dëshirojmë”, ka thënë Gjetaj.
Kushtrim Gara, nga stafi mbështetës i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, ka thënë janë rreth 40 lokacione për hulumtim në mbarë Kosovën, por sipas tij, sfidë mbetet mungesa e informacioneve të besueshme.
Ai ka shtuar se hulumtimi për varrezë masive është një thirrje ndaj institucioneve përkatëse serbe që edhe ata të hetojnë vendet e dyshuara në Serbi.
(er.nu/tg/BalkanWeb)