Arrestohet zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane
EGJIPT- Autoritetet në Egjipt e kanë arrestuar zëdhënësin e Vëllazërisë Myslimane. Gehad al Haddad është arrestuar sot gjatë bastisjes së një apartamenti në qarkun verilindor të Kajros.
Përkrahësit e lëvizjes islamike kanë mbajtur protesta në atë zonë që disa muaj. Al Haddad ka qenë aktiv në rrjetet sociale kundër qeverisë së përkrahur nga ushtria dhe shpesh ka dhënë intervista për mediat në anglisht. Nuk është ende e qartë se për çfarë akuzohet ai.
Që prej heqjes nga pushteti të presidentit islamik, Muhammad Morsi më 3 korrik, autoritetet e Egjiptit kanë arrestuar shumicën e udhëheqësve të Vëllazërisë Myslimane dhe qindra pjesëtarë të tjerë të saj.
Qindra persona janë vrarë kur qeveria ka nisur shtypja e kampeve protestuese të përkrahësve të Morsit në muajin gusht. Morsi dhe lideri suprem i lëvizjes, Muhammad Badie gjithashtu janë në burg.
(er.nu/rel/BalkanWeb)