E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani i gatshëm për luftë global

IRAN - Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Hossein Salami, tha të enjten se Izraeli "patjetër" ballafaqohet me hakmarrjen e fuqishme, nëse sulmon objektet bërthamore të Iranit.

“Irani është i gatshëm për luftë globale”, citon agjencia ISNA fjalët e Salamit.

Ai e dha këtë deklaratë në margjinat e ushtrimeve ushtarake në Teheran, ku merrnin pjesë rreth 15 mijë ushtarë, që janë nën komandën Gardës Revolucionare.

Ushtrimi është quajtur " Ila Beit ol Moqaddas ", që do të thotë: “Drejtë qytetit të shenjtë, transmeton AP.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›