E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania: Interkonjeksioni, negociatat ende pa zgjidhje

TIRANE - Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, ambasadorja gjermane në Shqipëri, Karola Myler Holtkemper analizon disa çështje të rëndësishme që shtrihen nga situata e biznesit gjerman në Shqipëri, te mosmarrëveshjet mes shtetit të saj e Shqipërisë lidhur me linjën e interkonjeksionit me Kosovën, si dhe zhvillimet më të fundit lidhur me Gazsjellësin TAP.

Holtkemper ndalet gjithashtu edhe në çështje me interes të dorës së parë në politikën shqiptare, siç është statusi i kushtëzuar i integrimit evropian të Shqipërisë, por edhe te greva e ish-të përndjekurve, ku vëren se shteti shqiptar duhet të bisedojë me këtë shtresë të vuajtur të popullsisë. Holtkemper sjell në vëmendje një sondazh të zhvilluar nga Ambasada Gjermane, nga i cili rezulton se biznesi i huaj në Shqipëri vuan nga një seri problemesh që nisin nga fisku e shkojnë deri te trajtimi i diferencuar nga organet tatimore shqiptare.

Lidhur me gazsjellësin TAP ambasadorja vëren se shteti i saj është pozicionuar politikisht pro projektit “Nabucco”, ndërkohë që gjithsesi sheh me vëmendje edhe projektin TAP, duke qenë se një prej kompanive të saj më në zë është e përfshirë në lojë. Lidhur me votën e Gjermanisë për statusin e Shqipërisë si kandidate për Bashkimin Evropian, Holtkemper sqaron se është një vendim, të cilin duhet ende ta miratojë Parlamenti gjerman.
(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›