E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani injoron ofertën e SHBA-së

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, ka theksuar se është i gatshme që ti lejojë Iranit të dërgojë sasi të uraniumit të vet të pasuruar në disa shtete, përfshirë këtu edhe në Turqi, në të cilat shtete do të deponohej ky material, ka njoftuar sot e përditshmja amerikane, New York Times.

Duke cituar zyrtarë anonim të administratës dhe diplomatë, kjo gazetë theksoi se kjo ofertë është përcjellë gjatë dy javëve të kaluara nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Por në raport gjithashtu u theksua se të gjitha këto propozime dhe oferta janë injoruar nga pala iraniane, e cila ka bërë një kundërpropozim, i cili parasheh që uraniumi të mbetet i deponuar në Iran dhe të monitorohet nga inspektorët ndërkombëtarë.

Një zyrtar i administratës së Obamës theksoi se ky propozim është refuzuar, ngase mbetja e materialit bërthamor në territorin e Iranit do ti mundësonte Iranit që ata të anashkalojnë inspektorët sa herë që dëshirojnë.

Kjo ka ndodhur në Korenë e Veriut në vitin 2003, me çrast ky shtet komunist vetëm pas disa muajve arriti që të konvertojë karburantet që posedonte në material për disa armë bërthamore, theksoi NYT.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›