E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet në 124 numri i viktimave të stuhisë në El Salvador

Uragani Ida është dobësuar sot në uragan të kategorisë së parë, në momentin kur vazhdojë lëvizjen në drejtim të rafinerive të naftës dhe të gazit në Gjirin e Meksikës, pasi që i kushtoi me jetë së paku 124 personave në El Salvador, të cilët humbën jetën si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut, të nxitura nga stuhia.

Pritet që uragani Ida të dobësohet edhe më tutje gjatë 24 orëve të ardhshme, ka njoftuar qendra kombëtare e SHBA-së për uragane.

Është paraparë që Ida të godas territoret diku ndërmjet shteteve amerikane të Louisianas dhe Floridës. Kompanitë amerikane të naftës kanë ndalur prodhimin dhe kanë evakuuar punëtorët nga Gjiri i Meksikës, në pritje të uraganit Ida.

Në El Salvador, lumenjtë dolën nga shtretërit e tyre dhe pati shembje të dheut, si pasojë e reshjeve të pandërprera, me çrast të izoluara mbeten disa pjesë malore të El Salvadorit.
Qeveria e El salvadorit njoftoi se së paku 124 persona kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve dhe e rrëshqitjeve të dheut.

Në pritje të uraganit Ida, guvernatori i Loiusianës, Bobby Jindal, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në këtë shtet, masë kjo e cila do ti lejojë qeverisë që të mobilizojë forcat ushtarake dhe ekipet shpëtimtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›