Hitzfeld lavdëron Bunjakun

Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e ka lavdëruar sulmuesin kosovar Albert Bunjaku, të cilin e ftoi për herë të parë të premten në Kombëtaren helvetike. 25 vjeçari ishte njëri ndër 5 futbollistët e rinj që u ftuan për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë. Atij iu shpërblye mundi dhe loja e mirë e treguar me skuadrën e tij aktuale Nurnberg, në Bundesligën gjermane.
Bunjaku kishte luajtur në vitin 2005 me skuadrën zvicerane Schaffhausen, ku kishte 39 ndeshje e 3 gola, para se të transferohej në Gjermani në vitin 2006 në ekipin e Regionalliga, FC Paderborn.
Për herë të parë e kam vlerësuar atë kur në vitin 2008, me ekipin e tij të atëhershëm Rot-Weiss Erfurt, në Kupën e Gjermanisë kundër Bayern Munchen kishte shënuar dy herë, ka thënë Hitzfeld. Sulmuesi i rritur në Zurich në vitin 2005 kishte luajtur dy herë më Kombëtaren U21 të Zvicrës. Këtë sezon ai ka shënuar katër gola me Nurnberg, ndërsa dy të tjerë i ishin anuluar pa të drejtë nga gjyqtarët.
Nga momenti i golave që po shënonte tek Erfurt, e kam ndjekur karrierën e tij dhe kam biseduar me trajnerin e tij dhe me të. Bunjaku është një futbollist modest dhe mjaft ambicioz, vazhdoi trajneri gjerman.
Sulmuesi kosovar ishte lënduar kundër Werder Bremen një javë më parë, por ai duket se është i gatshëm të luajë për Kombëtaren zvicerane më 14 nëntor.