E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri-Bosh: Holanda mbështet euro-integrimin e Kosovës

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur sot ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosh. Dy zyrtarët mësohet të kenë diskutuar për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike si dhe për dialogun teknik.

Ambasadori Bosh ka theksuar mbështetjen e Mbretërisë së Holandës për shtetin kosovar në rrugën e integrimeve evropiane.

Duke u ndalur tek dialogu teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që po zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakort se bisedimet janë në funksion të stabilitetit dhe të paqes në rajon, ndërsa kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve, të arritura deri tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›