E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malmstrom:Së shpejti udhërrëfyesi për Kosovën

Komisionerja evropiane për çështje të brendshme, Sesilia Malmstrom ka deklaruar se së shpejti Kosovës do t`i dorëzohet udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Malmstrom ka theksuar se koha kur do të ndodhë kjo do të varet nga përmbushja e kritereve nga qeveria kosovare.
 

"E di që Kosova i kushton një rëndësi të madhe kësaj çështje. Sot po fillojmë dialogun i cili është zotim politik që komisioni e bën me popullin e Kosovës. Duhet të identifikojmë se çfarë duhet të bëjmë për korrupsionin, krimin e organziuar, sigurinë e kufijve dhe të gjitha këto çështje. Urdhërryfyesi do ti dorëzohet së shpejti qeverisë dhe jam e bindur që entuziazmi i qeverisë dhe i popullit të Kosovës të vijojë kështu në mënyrë që të ecim së bashku në mënyrë që kjo të bëhet ralitet” ka theksuar Malstrom.

Nga ana e tij kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka cilësuar si lajm mjaft të mirë nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave. Sipas tij nisja e dialogut për vizat tregon se Kosova është në rrugën e duhur drejt integrimit.
 

“Sot fillon një kapitulli i ri për Kosovën. Me rëndësi është të thuhet se ky proçes është i merituar me punën e të gjithëve në Kosovë. Kjo tregon se Kosova nuk është vend i izoluar, por lëviz drejt integrimit dhe është në rrugë të mbarë të lëvizjes së lirë” ka theksuar Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›