E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani ka material të mjaftueshëm për armën bërthamore

Teheran - shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane Michael Mullen deklaroi se Irani ka material të mjaftueshëm për të prodhuar bombën bërthamore.I pyetur nga kanali televiziv CNN nëse Teherani kishte materiale të mjaftueshme për të ndërtuar bombën bërthamore, admirali Mullen u përgjigj: "Krejt sinqerisht, ne mendojmë se po". "Ndërsa një Iran i pajisur me armën bërthamore, ka kohë që e mendoj është një perspektivë shumë e keqe për rajonin dhe për botën", tha ai në CNN.

Deklaratat e admiralit Mullen përbëjnë një hap tjetër në kontekstin e shqetësimeve nga ana e perëndimorëve mbi mundësinë që Teherani të arrijë të pasurojë uranium të mjaftueshëm për të prodhuar bombën bërthamore. Deklarata e shefit të Shtabit të Përgjithshëm vjen pas botimit të një raporti të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIEA) që nënvizon se Irani ka bërë përparime në procesin e tij të pasurimit të uraniumit. Sipas AIEA-s, Irani disponon tashmë 1.010 kilogramë uranium jo shumë të pasuruar, të prodhuar nga uzina e tij e Natanzit.

Po t'i besojmë ekspertit David Albright të Institutit ISIS në Uashington, kjo sasi mjafton, sapo të kthehet në uranium të pasuruar, për prodhimin e bombës bërthamore. Në të kundërt, ekspertë të agjencisë së OKB-së vlerësojnë se duhen 1 700 kilogramë uranium jo shumë i pasuruar për të proceduar, pas pasurimit të tij, me prodhimin e bombës bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›