E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAD në koalicion me PD

Tiranë - Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka deklaroi sot se forca që ai drejton do të bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të drejtuar nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, që do të zhvillohen në 28 Qershor 2009. Ceka bëri të ditur gjatë një konference për shtyp, vendimin e marrë gjatë ditës së djeshme të Asamblesë. "PAD të bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të drejtuar nga PD, duke ruajtur indentitetin e vet dhe duke luftuar në të gjitha zonat zgjedhore për të nxjerrë deputetë"-theksoi Ceka.

Duke iu referuar rezultateve zgjedhore të 2007, zoti Ceka u shpreh se "nëse PAD merr aq vota sa ka fituar në 2007, pra rreth 4 për qind të votave në nivel kombëtar, por të përqëndruar në disa rrethe, PAD mund të arrijë të ketë një numër prej 6 deputetësh në Kuvend".

"Ky rezultat favorizohet edhe nga pjesëmarrja në një koalicion të madh siç është ai me PD-në. Ky është dhe favori që kemi në krahasim me koalicionet e tjera të mundshme"-tha Ceka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›