Irani kerkon rifillimin e bisedimeve atomike

Televizioni iranian tregon shume pamje nga manovrat detare te marines iraniane ne Gjirin Persik dhe ne Ngushticen e Hormuzit. Gjithandej te kap syri ushtare prane raketave kunder-ajrore te vendosura neper anije. Pastaj shihen avione luftarake helikoptere dhe nendetese te cilat shkrepin raketa.
Por Irani i shtyu teste me raketa te planifikuara per te shtunen 31.12. Sipas agjencise se lajmeve Mehr zevendes-shefi i marines Admirali Mahmud Mousavi ka deklaruar se raketat do te testohen ne ditet e ardhshme. Nje tjeter agjenci iraniane e lajmeve kishte raportuar me pare se te shtunen heret ne mengjes jane shkrepur disa raketa nder te tjera edhe raketa me nje reze te gjate veprimi prej 2.000 kilometrash. Keto raketa nga toka iraniane mund te arrijne Izraelin apo bazat ushtarake te ushtrise amerikane ne Afganistan ose ne shtetet dent arabe.Bildunterschrift Flamuri iranian
Loja me Hormuzin
Te marten 28.12. ne diten e pare te manovres Irani kishte kercenuar me bllokimin e plote te Ngushtices se Hormuzit ne qofte se Perendimi do te zgjeronte sanksionet e tij kunder Iranit. BE-ja do te vendose per nje ndalim te mundshem te importit te naftes iraniane. Shefi i marines iraniane Habibulah Sayari njoftoi gjate manovrave ne det Bllokimi i ngushtices se Hormuzit eshte pune me te vertete e lehte per ushtrine e Republikes islamike apo si themi ne iranianet kjo eshte me e lehte se sa te pish nje gote uje.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes kishin njoftuar me pas se nuk do te pranojne mbylljen e kesaj rruge te rendesihme detare tregtare per eksportet e naftes. Disa luftanije te marines amerikane patrullojne ne rajon dhe kercenojne se do te mbajne te hapur ngushticen e Hormuzit nese eshte e nevojshme edhe me force. Vendet fqinje arabe megjithate nuk besojne se Irani eshte ne te vertete i interesuar per bllokimin e ngushtices se Hormuzit sepse ajo paraqet rendesi te madhe per vete Iranin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gomone iraniane ne Hormuz
Gati per bisedime te reja
Per nje ctensionim te situates flasin edhe deklaratat e fundit te ministrit te Jashtem iranian Ali Akbar Salehi. Ai tha ne Teheran se vendi i tij eshte i gatshem per te rifilluar bisedimet mbi programin berthamor te Iranit. Keto bisedime u nderprene para nje viti pa asnje rezultat. Qe atehere Perendimi kishte vendosur sanksione te reja per shkak se dyshohet qe Irani po punon ne zhvillimin e armeve berthamore. Tani Irani eshte me sa duket i gatshem per tu kthyer ne tryezen e bisedimeve. Ne keto bisedime marrin pjese pese vende me te drejte vetoje ne KS te OKB-se dhe Gjermania.
Autore Thomas Bornmann / Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi